Policia e Kosovës tashmë i ka nën kontroll edhe dy pjesëtarë të grupit kriminal malazez, të cilët veçse kishin qenë në burg, por me identitete të tjera.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ditë pasi që dy malazezë, një serb dhe një shqiptare pjesë të po këtij grupi ishin arrestuar nën dyshimin për aktivitete kriminale.
“Pas arrestimeve ditë më parë, gjatë një operacioni taktik nga Policia e Kosovës, të dy shtetasve malazezë, një serbi dhe një shqiptareje, dhe bashkëpunimit reciprok intensiv ndërmjet autoriteteve tona dhe atyre malazeze, me qëllim të verifikimeve të ndryshme dhe ndërlidhjeve që janë bërë për rastin e të dyshuarit (M.M), ka rezultuar se tani më kemi nën kontroll edhe dy shtetas tjerë malazezë të cilët ndodhen në burg në vendin tonë, por që kishin përdorur identitet tjetër”, ka thënë Hoxha për klankosova. tv.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, në luftimin e të gjitha llojeve të krimit dhe nuk do t’ia lejojë askujt veprimet apo aktivitetet që bien ndesh me ligjin dhe Kushtetutën e vendit, dhe atë përmes një bashkëpunimi dhe partneriteti të vazhdueshëm edhe me autoritetet tjera ndërkombëtare të sigurisë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...