Policia e Kosovës ka realizuar gjatë pasdites së sotme një operacion anti-drogë.
Gjatë operacionit janë identifikuar dhe zbuluar dy laboratorë të sofistikuara dhe mirë të kamufluara për përpunim të lëndëve narkotike, bëhet e ditur në konferencën e jashtëzakonshme të PK-së, raporton portali arbresh.info.
Bëhet e ditur se hetimi nga zyrtarët e anti-drogës për identifikimin e këtyre laboratorëve kishte zgjatur rreth katër muaj.
Tutje drejtori i Drejtorisë për Hetimin me Trafikimin me Narkotik, Bahri Shala ka thënë se njëri laborator ishte në fshatin Dabishec, komuna e Prishtinës dhe një në qytetin e Prishtinës.
Gjatë kësaj periudhe Policia e Kosovës bën të ditur se janë realizuar një numër operacionesh nëpër Kosovë ku janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave narkotike si dhe janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminale./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...