Google ADS

Zbogar: Është kthyer besimi i BE-së në rajon

23:50 | 12 Maj 2018
Arbresh.info

Nga vendet që patën regres, Maqedonia u shndërrua në vend i cili po ec në drejtimin e duhur. Kjo është porosia e euroambasadorit Samuel Zbogar, me rastin e Ditës së Evropës, e cila me manifestim qendror u shënua në Shtip.

Zbogar tha se Brukseli e ka rikthyer besimin në këtë rajon pas përpjekjeve të bëra me zbatimin e reformave, por edhe me përmirësimit e marrëdhënieve ndër-fqinjësore. “Këtë e konfirmoi edhe deklarata e kryetarit Tusk se besimi i BE-së në gjithë rajonin u rikthye falë përpjekjeve tuaja në zbatimin e reformave, në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, për arritjen e konsensusit rreth çështjeve nacionale, për përforcimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe së bashku me BE-në për tu ballafaquar me sfidën e migrimit”, tha Zbogar.

Negociatat me Greqinë që po zhvillohen në mënyrë intensive, janë dëshmi se Evropa është zgjedhje e qytetarëve, theksoi kryeministri Zoran Zaev, shkruan tv21.tv

“Cikli i ri i negociatave për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit perëndimor, gjë e paralajmëruar nga kryetari i KE, Junker, është hap historik i Evropës që do ta bëjë Bashkimin Evropian lojtar edhe më të madh ekonomik dhe politik në skenën botërore. Kur themi se BE-ja është zgjedhja e qytetarëve të Maqedonisë, gjithashtu themi se kjo është zgjedhje për një Evropë më të fuqishme ekonomike”, tha ai. Kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, gjatë fjalimit në Firencë, tha se Ballkanit Perëndimor i nevojitet perspektivë evropiane.

“Ballkanit Perëndimor në mënyrë dramatike i nevojitet perspektivë evropiane. Në të kundërtën, do të jetë rrezik që të përsëriten gjitha fatkeqësitë dhe tragjeditë që ndodhën në shekullin e kaluar”, u shpreh Junker. Në raportin për avancimin e Maqedonisë, i cili u publikua para pothuajse një muaji, vendi mori rekomandim për fillimin e negociatave. Por përsëri në të kishte edhe vërejtje për çështjen e hapur për emrin me Greqinë, dhe u kërkua zgjidhje urgjente e së njëjtës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme