Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot mori pjesë në zbulimin e lapidarit që shënoi 80-vjetorin e Betejës së Herticës dhe rezistencës së rajonit të Llapit për të mbrojtur tokën nga agresori në fshatin Herticë.
“Kjo ngjarje historike është një kujtesë e rëndësishme për sakrificat e mëdha që bënë luftëtarët tanë në përballje me pushtuesit bullgarë dhe forcat serbo-jugosllave gjatë viteve 1941-1944”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
Ky lapidar simbolizon guximin dhe qëndresën e popullit i cili edhe në kushtet më të vështira, luftoi për liri dhe dinjitet.
“I falënderoj të gjithë që kontribuuan në realizimin e këtij lapidari! Lavdi e nderime të gjithë dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të Kosovës! Lavdi të rënëve në Betejën e Herticës!”.
India bllokon anëtarësimin e Turqisë në BRICS për shkak të m...
Pse kancelari Scholz kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në ...
Dy gola brenda dy minutave, Barcelona “shpërthen” në Bernabe...
Festa Qoqaj shkëlqen në dasmen e Dafina Zeqirit
Çeku: Jemi gati për ‘Eurovision’, e kemi dhënë provimin
“El Clasico” e zjarrtë në pjesën e parë, mungojnë vetëm gola...