Zbulohet lapidari i Betejës së Herticës me rastin e 80-vjetorit

17:19 | 26 Tetor 2024
R J

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot mori pjesë në zbulimin e lapidarit që shënoi 80-vjetorin e Betejës së Herticës dhe rezistencës së rajonit të Llapit për të mbrojtur tokën nga agresori në fshatin Herticë.

“Kjo ngjarje historike është një kujtesë e rëndësishme për sakrificat e mëdha që bënë luftëtarët tanë në përballje me pushtuesit bullgarë dhe forcat serbo-jugosllave gjatë viteve 1941-1944”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Ky lapidar simbolizon guximin dhe qëndresën e popullit i cili edhe në kushtet më të vështira, luftoi për liri dhe dinjitet.

“I falënderoj të gjithë që kontribuuan në realizimin e këtij lapidari!  Lavdi e nderime të gjithë dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të Kosovës!  Lavdi të rënëve në Betejën e Herticës!”.

Të ngjashme