Në disa rrugë në Kosovë vijave të bardha ka filluar t’u zbehet ngjyra dhe kështu po krijojnë problem tek qytetarët që vozisin sidomos në këta muaj të dimrit kur mjegulla dhe bora janë më shpesh prezente.
Në Ministrinë e Infrastrukturës bëjnë të ditur se tashmë kanë filluarproceduar të cilat qojnë në rregullimin e këtij problemi.
Këshilltari për media i ministrit Pal Lekak, Argjend Zejnaj ka thënë për arbresh.info se së shpejti do të shpallen operatorët për sinjalistikë dhe investimet në këtë segment do të jenë cilësore dhe kualitative.
“Ministria e Infrastrukturës, kabineti i ripolitik, me të marrë detyrën e ka bërë shikimin e kësaj situate dhe kemi hasur në mungesë të angazhimit të kompanive që e bëjnë mirëmbajtjen e sinjalistikes dhe menjëherë kemi sugjeruar që të fillohen procedurat për tenderim për këtëç ështje. Një gjë e tillë ka ndodhur dhe kështu besojmë që shumë shpejt do të shpallen operatorët përsinjalistik edhe investimet në këtë segment, sikur në secilin segment tjetër të ndërtimit të rrugëve, do të jetë cilësore dhe sipas standardeve të parapara”, ka thënë Zejnaj për arbresh.info.
Ai ka shtuar se nës ecilësia e shenjëzimit të vijave të bardha do të jetë në nivelin e duhur atëherë ato do të jenë rezistent ndaj secilës stinë të vitit dhe qëndrueshmëria e tyre do të jetë afatgjate.
“Nëse investimi është cilësor dhe me kualitet, këto shenjëzime të vijave të bardha do të duhej t’i rezistonin cilësdo stinë të vitit dhe kështu edhe qëndrueshmëria e tyre të jetë më e gjatë”, ka thënë ai.
Sipas tij përmomentin ka ndërhyrje në disa segmente sa për të tejkaluar stinën e dimrit.
Deri më tani, kushtet atmosferike në Kosovë kanë qenë të mira pavarësisht se është muaji janar./R.Rexhepi/Arbresh.info
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...