Janë zbehur pritjet për një epilog pozitiv rreth dialogut nga Samiti i Parisit, i planifikuar të mbahet në fillim të korrikut.Madje zyrtarët serbë kanë thënë se është shumë e mundur që takimi të mos mbahet fare, nëse Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Sipas Qeverisë së drejtuar nga Haradinaj, janë vetëm dy opsione për heqjen e taksës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nën organizimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, më 1 dhe 2 korrik, janë ftuar në Paris udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë.
Sipas analistit Krenar Shala është për t’u vlerësuar gatishmëria e Francës dhe Gjermanisë për të intensifikuar dhe koordinuar përpjekjet për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por nuk pret ndonjë rezultat konkret prej tij.
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...