Google ADS

Zbatimi i Marrëveshjes Bazë, tema kryesore e takimit Kurti-Vuçiq

16:32 | 20 Qershor 2024
E.K

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel më 26 qershor.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, për Arbresh.info ka thënë se fokusi kryesor i takimit do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj.

“Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Kryeministri i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, i cili është paraparë për javën tjetër, më 26 qershor. Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara.”, tha Kryeziu.

Ndryshe, ky takim u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ky do të jetë takimi i parë në nivelin më të lartë politik këtë vit. Gjithashtu është ky takimi i parë i liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, pas sulmit në Banjskë që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Kurti e Vuçiq takohen të mërkurën në Bruksel

 

Të ngjashme