Google ADS

Zbarkimi i trupave të FSK-së në Kuvajt, Kurti: Një moment krenarie

19:45 | 8 Maj 2021
S D

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me Ushtrinë Amerikanë kanë zbarkuar në Kuvajt.

Misionin e parë ndërkombëtar të FSK-së e ka përshëndetur kryeministri Albin Kurti, duke e cilësuar moment krenarie.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke përshëndetur misionin e parë ndërkombëtar të bashkëpunimit të FSK-së me Armatën Amerikane, ka thënë se ky është hap i rëndësishëm përpara.

“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është në misionin e saj të parë ndërkombëtar të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane. Me vite mësim dhe trajnime, ne tani jemi gati të kontribuojmë në paqenë dhe sigurinë globale. Një moment krenarie”, ka shkruar Kurti në Twitter.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme