Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot Shefin e programit për Ballkanin Perëndimor të ICMP, Matthew Holliday.
Herën e kaluar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Shefi i programit për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), Matthew Holliday u takuan paraditen e 23 marsit, një para se kryeministri Kurti të marrë edhe zyrtarisht detyrën e kreut të ekzekutivit.
Në këtë takim, u diskutua rëndësia e çështjes së zbardhjes së fatit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, çështja e personave të zhdukur me dhunë ka rëndësi prioritare, sepse është humbur shumë kohë. Plagët dhe dhimbja e familjeve të të zhdukurve dhe shoqërisë sonë janë asisoj që koha nuk i shëron por vetëm sa i rëndon”, ka thënë kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin e zyrës për media të kryeministrit.
Ai e falënderoi ICMP-në për asistencën dhënë Kosovës në lidhje me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.
Holliday u shpreh se e çmon lart angazhimin e parezervë që kryeministri Kurti ka treguar ndër vite në çështjen e të pagjeturve, teksa ofroi gatishmërinë për bashkëpunim edhe më të thellë dhe përkrahje për institucionet e Kosovës.
Ai gjithashtu e përgëzoi kryeministrin për emërimin e Andin Hoti, Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci.
Ndryshe, Holliday e pati uruar kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa sot e uroi për detyrën e re dhe të arriturat në këtë 100 ditësh, dhe i dëshiroi suksese në punën dhe planet reformuese të qeverisë./arbresh.info/
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...
Donald Tusk: Fitorja e Trump do të ketë pasoja për sigurinë ...