Google ADS

Zbardhet ekspertiza për vrasjen e Rruzhdi Hoxhës, biznesmeni u qëllua me 2 plumba

11:17 | 7 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Është zbardhur ekspertiza për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, i cili u gjet i vrarë pas më shumë se dy javë kërkime.

Burime zyrtare për Klan News pranë grupit hetimor bëjnë me dije se biznesmeni është qëlluar me dy plumba. Kjo vërtetohet nga këqyrja që i është bërë trupit të viktimës pasi është gjetur i mbuluar më gurë në zonën e Qafë Mollës.

Gazetari Besar Bajraktaraj bën me dije se Hoxha është qëlluar në qafë dhe gjoks. Ndërkohë mësohet se nuk është siguruar ende dëshmia e Fredi Rrushit, i cili është i dyshuari për vrasjen.

Sot do t’i komunikohet akuza Fredi Rrushit për vrasje me paramendim, ndërsa 43-vjeçari do të merret në pyetje nesër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme