Paloma Hall Caballerro, zyrtare për media për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, ka konfirmuar ekzkluzivisht për RTKlive agjendën e Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë vizitës në Kosovë.
“Në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë të enjten e kaluar, të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë diskutimet. Në vazhdim të takimeve të javës së kaluar, Përfaqësuesi i Lartë Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak që të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi këtë javë ,24-25 gusht 2022, në mënyrë që të avancohet drejt një zgjidhjeje të pëlqyeshme reciprokisht për të shmangur tensionet e reja në terren. Në misionin e tij, atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar.
Lajçak do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, partitë opozitare shqiptare si dhe përfaqësues të komunitetit serb të Kosovës.
Ndërsa gjatë vizitës në Serbi, Lajçak do të takojë presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryenegociatorin Petkoviq” – ka thënë Caballerro
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...