Sallata e gjelbër, spinaqi dhe lakra, së bashku me perime të pasura me nitrate si panxhari, e zvogëlojnë rrezikun nga glaukoma.
Glaukoma është një gjendje që ndikon në shikim, meqë i bën presion syrit, që si për pasojë ka ndalimin e lëngut.
Kjo mund të dëmtoi nervat optike, si dhe fibrat e nervave nga retina, transmeton Telegrafi.
Mjekësia i njeh katër lloje glaukomash, të cilat janë mjaftë të hapura, në mesin e sëmundjeve optike.
Studimi zbulon se, njerëzit që kanë dietë të pasur me nitrate, kanë nivele të ulëta të nivelit primar të këndit-hapës të glaukomës, një gjendje e rrallë që përfshinë presione akute dhe kronike të syrit.
Sipas gjetjeve del se, nitratet ose nitritet, janë pararendës për nitride okside, që është e mirë për presion të gjakut.
Dieta me nitrate, që kryesisht vjen nga zarzavatet me gjethe te gjelbra, kontribuon deri në 80 për qind, në marrjen e nitrateve.
Studimi i bërë me mbi 100 mijë njerëz, ka gjetur se ata që kanë pasur kësi lloj diete, kanë pasur shanse 30 për qind më të vogla, të kenë probleme me shikim. /Telegrafi/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...