Themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, i njohur në zhargonin vendor nga Lëvizja Vetëvendosje si “Zajednica(Bashkësi)”, do të jetë i pa kalueshëm në rrugën drejtë një marrëveshje finale me Serbinë.
Kështu vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në vend, në kohën kur është shtuar “presioni” i bashkësisë ndërkombëtare që palët të angazhohen pa vonesa drejtë një zgjidhjeje përfundimtare, që për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënkupton njohjen reciproke.
Aanalisti, Fatmir Sheholli, thotë se themelimi i Asociacionit është obligim ndërkombëtarë.
“Duhet të jemi vigjilent dhe të punojmë në përputhje të plotë me aleatët tanë. Nuk besoj që do të ketë marrëveshje me Serbinë nëse nuk përfillen marrëveshjet e nënshkruara dhe të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës me 2/3”, deklaron Sheholli për arbresh.info.
Por, mendim ndryshe nga Sheholli ka profesori, Mazllum Baraliu.
Sipas tij, Serbia nuk është e interesuar që të vazhdojë me hapa konkret në çështjen e dialogut.
“Ne s’duhet të shesim mjegull. Kosova s’ka asnjë interes tash e 10 vite nga ky dialog”, vlerëson Baraliu.
Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja palët janë pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij.
“Ajo marrëveshje është kundër interesave e Kushtetutës së Kosovës, pasi krijon një nivel të tret të shtetit dhe që është kancer për Kosovën. Ka një ligj në Kosovë që është miratua në Kuvend e që në nenin 10 shkruhet se marrëveshjet mund të tërhiqen. Pra ,ajo është një marrëveshje e dëmshme edhe e prillit edhe e gushtit”, shprehet Baraliu për abresh.info.
Asociacioni i Komunave Serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna: Mitrovicën e Veriut, Kllokotin, Parteshin, Ranillugun, Graçanicën, Zveçanin, Zubin Potokun, Novobërdën, Leposaviqin dhe Shtërpcën.
Siç parashikohet me marrëveshjet përkatëse, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.
Marrëveshja fillestare për Asociacionin (e vitit 2013) thekson se Asociacioni do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të Komunave të Kosovës. /V.Selimi/arbresh.info/
Kroacia shkon në Zgjedhje Presidenciale
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...