Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje shtetas i Shqipërisë, Arbër Zaimi është deklaruar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në partinë e tij. Ai e ka lidhur përçarjen e Molliqajt me Kurtin me raportin e Adem Demaçit dhe Hashim Thaçit.
Sipas Zaimit, Thaçi ia ka marrë organizatën Adem Demaçit porse kjo nuk do të ndodhë edhe në VV, duke vënë në pah se Molliqaj dëshiron t’ia marrë organizatën Albin Kurtin.
Kjo është deklarata e tij në rrjete sociale.
Bisedë e dëgjuar para një viti e gjysmë.
“Albin Kurti nuk ka për të përfunduar si Adem Demaçi, pra si një njeri i drejtë por pa organizatë.
Sepse që Albini të përfundojë pa organizatë duhet një Hashim që t’ia marrë organizatën.
Adem Demaçit organizatën ia mori Hashimi në Rambuje, por shqiptarët nuk e kanë luksin të kenë dy Hashima”.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...