Google ADS

Zafir Berishës i anulohet kandidimi për kryetar të Prizrenit

15:00 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për decertifikimin e 86 kandidatëve për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetar të komunave me 8 vota për 1 abstenim dhe 1 kundër.

Nga ky vendim është prekur edhe kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha të cilit i pamundësohet gara për të parin e Prizrenit.

Anëtarët e KQZ-së në mbledhjen e sotme kanë shprehur pakënaqësitë me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme i cili siç thanë, kërkon që të bëhet decertifikimi i këtyre kandidatëve ndonëse shumica prej tyre kanë bërë shkelje të vogla siç janë ato në komunikacion, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se të gjithë kandidatët e decertifkuar kanë të drejtë që brenda 24 orëve të parashtrojnë ankesë në PZAP ndërkaq subjektet politike prej nga vijnë këta kandidatë kanë të drejtë që deri më 15 shtator të bëjnë zëvendësimin e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme