Zafir Berisha tregon nëse do të dorëhiqet nga posti i Koordinatorit Shtetëror për Siguri Kibernetike

11:45 | 23 Shtator 2020
Arbresh.info

Një organizatë kibernetike ka reaguar kundër emërimit të Zafir Berishës si Koordinator Shtetëror për Siguri Kibernetike, duke thënë se i njëjti nuk është i kualifikuar.

Por sipas Berishës këta njerëz nuk kanë informacione për përgatitjet e tij.

Kështu ka thënë ai në një përgjigje për arbresh.info. Po ashtu duke i quajtur edhe njerëz primitivë

“Të gjithë ata që kanë reaguar nuk me njohin mua më kanë parë vetëm në televizor dhe se nuk dinë asgjë për përgatitjet e mija” Nuk merrem me njerëz primitivë dhe se nuk e kam shqyrtua largimin nga kjo pozitë do të vazhdojë punën time”, tha Berisha.

Ndër të tjerash për emërimin e tij si Koordinator Shtetëror për Siguri Kibernetike kanë reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme