Agim Shala ishte vetëm 2 vjeç kur fotografia e tij kishte bërë bujë nëpër mediat botërore.
Fotografinë e Agimit e kishte shkrepur gazetarja Amerikane Carol Guzy, derisa ishte duke ikur si refugjat nga lufta e 1999’ës në Kosovë.
Protagonistin e kësaj fotografie, pas 22 viteve, e ka takuar Zafir Berisha i Nismës, i cili ka publikuar edhe fotografi me Agimin, tashmë 23-vjeçar.
Shkrimi i plotë i Zafir Berishës:
“Ti vogëlushë dhe shumë të tjerë si ju që sot jeni burra”
Për nderë të çlirimit të Prizrenit bëra një shkrim në fb dhe ju referova me një shkrim fotografis të një vogëlushi, foto e cila kishte zën ballinat e mediave botërore gjatë luftës 1999 e që ishte bërë nga gazetarja amerikane Carol Guzy!
Për koinçidenc vogëlushi në foto siç e kuptova sot është një i ri nga Prizreni, por edhe më befasuese në këtë rastësi është se personazhi i fotës Agim Shala është me origjin nga vendlindja ime Billushë stërgjyshi i të cilit para 89 vitesh është vendosur në Prizren!
Agimi sot 23 vjeqar me krenari në krahun e tij ka tatuazh foton e cili bëri histori dhe që tregon vuajtjen e shqiptarëve nga gjenocidi serbë, gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së 1998/99!
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...