Ish-kandidati i Nismas për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, mendon se Qeveria Kurti s’e ka të gjatën në qeverisje.
Arsye për këtë ai e radhit “kastën politike” .
“Besoj që jeni dëshmitarë të dështimin katastrofal të qeverisjes së Albin Kurtit dhe për këtë Qeveri s’do të shkojnë shumë muaj dhe do të kapitullojë, sepse s’mund të qeverisë në këtë formë Kosovën përballë sfidave të mëdha që ka, pra kjo kastë politike nuk mund t’iu qëndrojë përballë. Tash e 22 vjet merrem me politikë, s’dua të them që jam ndonjë profet që i parashikoj gjërat, por së paku i kuptoj që njerëzit që janë futur në ujëra të turbulla si Albin Kurti e kanë jetën e shkurtë në qeverisje, sepse megjithatë Kosova është shtet në një vend ende të trazuar dhe politika edhe ekonomike, zhvillimore dhe diplomacia e jashtme duhet të bëhet në përputhje me partnerët që i kanë ndihmuar Kosovës”.
Berisha në Klan Kosova ka folur edhe për zgjedhjet dhe rezultatin që mori partia e tij në Prizren.
“Kemi pritur më shumë, por sovrani ka vendosur kështu dhe ne jemi pajtuar dhe vazhdojmë. 3500 qytetarë na kanë besuar meqë sistemi zgjedhor dhe rrethanat politike na kanë sjellë këtu ku jemi. Pas konsultimeve kemi vendosur që ta mbështesim Shaqir Totajn e PDK-së dhe për këtë kemi arsye të shumta”.
Berisha thotë se mbështetjen nuk ia dha Mytaher Haskukës së Vetëvendosjes meqë sa ishte pjesë e koalicionit me të gjatë mandatit të mëparshëm “Myta filloi ta mbysë Prizrenin”.
“Në këto rrethana është normale të pozicionohemi nga opozita dhe besoj se kam bërë mirë. Kurrë s’e kisha besuar më herët që Myta dhe garnitura rreth tij është kaq e dobët. Ata s’e kanë pasë sensin se çka është institucioni. S’kam dashur të identifikohem me të keqën dhe kam dalë nga koalicioni”.
Berisha tha se nuk do të jetë as asamblist, as drejtor komune e as nënkryetar në rast se PDK merr pushtetin, por thotë se do të jetë prezent aty për ta mbajtur të përfaqësuar politikën e Nismës.
Derisa Berisha foli edhe për kolegen e tij të partisë, ish-zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj, e cila nuk u pajtua që të mbështesë Totajn, por ishte pro Haskukës.
“Kur e pashë në fotografi me Mytën më erdhi mirë që ish shëndosh se nuk e kam parë që 7-8 muaj. Bile jam shqetësuar për fatin e saj e kur e pashë thashë shyqyr që është mirë e s’i ka ndodhur gjë. Përndryshe, këto gjëra i vendos strukturat e partisë”.
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman