Kandati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha ka marrë përkrahje të madhe në lagjen “Bajram Curri”.
Berisha është befasuar nga pritja masovike që i është bërë nga kjo lagje. “Lagjja Bajram Curri do të jetë një ndër lagjet më moderne në qytet, premton Zafir Berisha!
Lagjja Bajram Curri masovikisht priti kandidatin për kryetar Zafir Berisha, duke konfirmuar fuqishëm se ata do të jenë pjesë e fitores së pakontestueshme të NISMA-s, pas 22. Tetorit. Agjenda e tubimeve elektorale të ekipit të NISMA-s dhe kryetari Zafir Berisha, ishte në lagjen Bajram Curri, lagje kjo të cilen e ka mbuluar pluhuri i harreses nga qeverisja e deritanishme në Prizren.
Gjatë tre mandateve të kësaj keqëqeverisje, lagjja Bajram Curri, është trajtuar sikur të ishte ndonjë “lagje në Afganistan”, e jo në qytetin që urbanizëm ka patur me qindra vjet, duke u përballur kështu qytetarët me mungesë të gjërave bazike për jetë normale, siç janë mungesa e ujit të pijes, kanalizime, rrugë, trotuare, etj, e nisi fjalen e tij, kryetari i vetëm i shpresës për Prizrenin, Zafir Berisha. Praktika e deritanishme në Kosovë, që vetëm në prag të fushatës të fillohet gjoja me investime, duke insistuar në rregullimin e rrugëve, gjë që kanë insistuar edhe në lagjen tuaj këto ditë, është vërtetë paradoks në vete.
Prandaj ne jemi sot këtu me oferten tonë qeverisëse, për ju dhe lagjen tuaj, të cilen do ta kemi në plan të parë. Ju garantoj se këtu do të ketë realizim projektesh konkrete, në të miren e përgjithshme për ju. Vizioni ynë ofron alternativë për këtë, duke e bërë këtë lagje, një ndër lagjet më moderne në qytet. Andaj nga ju të nderuar të pranishëm, kërkoj mbështetjen tuaj pa rezervë edhe këto pak ditë që kanë mbetur deri më 22. Tetor, të shtoni intensitetin tuaj të lobimit edhe tek ata që nuk janë këtu sot. Është shansa e fundit që ta bëni gjënë e duhur, ti votoni njerëzit e duhur, për të miren tuaj dhe këtë mund ta bëni duke votuar nr.31, NISMEN për Kosoven, Zafir Berishen si shpresen e vetme për Prizrenin, perfundoi fjalen e tij Zafir Berisha.
Të pranishmit i përshëndetën edhe kandidatët tjerë për kuvend komunal, si bartësi i listes Sinan Aliaj, ish shefi i grupit të kuvendarëve të NISMA-s, Skender Susuri, si dhe pretendentët e rinjë, Ardian Pulaj dhe Ibrahim Poniku, duke kërkuar besimin për ta, në mënyrë që ta kenë mundësinë të jenë në shërbim të qyetarëve” shkruan Berisha në Facebook.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...