Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj listave të ndryshme që po publikohen, e kinse ato janë lista të veteranëve të rrejshëm.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se dëshiron të besoj se këta emra që po lakohen si veteranë mashtrues nëpër këto lista, janë një keqkuptim i qëllimshëm, e jo që me të vërtetë po trajtohen nga prokuroria.
Sipas tij, emrat që po përdoren në këto lista janë të veteranëve të pa punë e që janë në listat e pensioneve, ndërsa nga luftëtarët që janë të punësuar dhe nuk po marrin pensione nuk gjenden në ato lista.
Reagimi i plotë i Berishës pa ndërhyrje:
Nëpër disa portale informative (paqavura) dhe rrijete sociale po keqpërdoret lista e veteranëve të cilët marrin penzion dhe linkut me k’ta emra ju referohet si “lista e veteranve mashtrues” e cila gjoja është duke u hetuar nga prokuroria e shtetit.
Po du me besu se k’ta emra që po lakohen është një keqkuptim i qëllimëshem, përndryshe nëse vërtet jan emrat që po i trajton prokuroria një pjesë e të cilve i kam pasur bashkëluftetar në vijat e frontit deri me 12 qershor 1999, atëher prokuroria bashkë me aktakuzën që të hiqen nga lista e veteranve të propozoi Gjykatës që kom legjendar i UÇK-së ta shpallin Millosheviqin, kurse kom. i SHP ta shpallin Vuçiqin.
Nese disa djem e vajza që po ju keqpërtoren emrat nuk kan qenë në luftë atëher në Kosovë nuk paska pasur luftë .
Në fundë edhe njëher po e përsëris se emrat që po përdoren janë të veteranve të pa punë e që janë në listat e penzioneve ndësa nga luftetarët që jan të punsuar dhe nuk marrin penzione nuk gjenden në ato lista edhe pse bashkë kemi qenë deti në fundë të luftës.
Mashtruesit e matrapazët kërkoni aty ku e kan vendin po jo në k’ta lista???
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale