Zafir Berisha ka takuar banorët e fshatit Poslisht

16:35 | 27 Shtator 2017
M. A.

Kandidati i Nismës për Kosovën, për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha ka vazhduar fushatën në kuadër të zgjedhjeve të 22 tetorit.

Berisha ka takuar banorët e fshatit Poslisht.

Në një komunikatë dërguar mediave, thuhet se në këtë taku u konfirmuar përkrahja e madhe, duke vulosur siç thuhet në komunikate fitoren e madhe të Nismës në Prizren.

“Duke e nisur fjalimin e tij, me modestinë që e karakterizon atë, kryetari i ardhshëm i Prizrenit z. Zafir Berisha, kërkoi që vazhda e të këqijave si korrupcioni, nepotizmi që kanë vërshuar qytetin e Prizrenit, mund të ndalen vetëm me ekipin e NISMA-s, të cilët kanë objektiva të qarta dhe progresive. Prandaj, jemi këtu, për të kërkuar nga ju besimin që me 22. Tetor të votoni NISMA-n me numrin 31, me kryetar Zafir Berishen dhe ekipin e tij. Ky besim nga ju, do të nënkuptonte një reflektim të arsyeshëm për fitoren e radhes dhe ç’rrënjosje të krimit të organizuar në Prizren”, ka thënë ndër të tjera, Zafir Berisha.

Kjo është komunikata e plotë e Nismës për Kosovën, dega në Prizren:

Mbështetja nga fshati Poslisht, vulë e fitores së kryetarit Berisha!

Rrjedha e fushates elektorale të NISMA-s në Prizren dhe kandidatit për kryetar të ardhshëm të Prizrenit, Zafir Berisha, ishte në fsh. Poslisht, ku edhe aty u konfirmua përkrahja e madhe, duke vulosur kështu fitoren e madhe të NISMA-s në Prizren, nën udhëheqjen e Zafir Berishes si i pari i qytetit. Prezenca e deputetes së kuvendit të Kosoves, Albulena Balaj – Halimaj dhe të kandidatëve për kuvend të Prizrenit, i dha këtij tubimi një atmosferë akoma edhe më triumfuese.

Duke e nisur fjalimin e tij, me modestinë që e karakterizon atë, kryetari i ardhshëm i Prizrenit z. Zafir Berisha, kërkoi që vazhda e të këqijave si korrupcioni, nepotizmi që kanë vërshuar qytetin e Prizrenit, mund të ndalen vetëm me ekipin e NISMA-s, të cilët kanë objektiva të qarta dhe progresive. Prandaj, jemi këtu, për të kërkuar nga ju besimin që me 22. Tetor të votoni NISMA-n me numrin 31, me kryetar Zafir Berishen dhe ekipin e tij. Ky besim nga ju, do të nënkuptonte një reflektim të arsyeshëm për fitoren e radhes dhe ç’rrënjosje të krimit të organizuar në Prizren, potencoi Berisha.

Znj. Albulena Balaj-Halimaj, duke falenderuar pjesëmarrësit, ftoi të gjithë në përkrahje për Zafir Berishen, duke aluduar në atë se, mbështetja e sotme për të, do të jetë shpresë për një të ardhme më të ndritur për të gjithë ne.

Kandidati për kuvend komunal, z.Skender Susuri, duke përshkruar përsonalitetin e krytarit të ardhshëm të Prizrenit, ai tha se Zafir Berisha nuk shquhet vetëm për guximin e tij në luftë, por kontributi i tij i madh ka qenë dhe po vazhdon edhe pas luftes, duke qenë kështu tre herë radhazi deputet në kuvendin e Kosoves, krejt kjo falë votes dhe besimit tuaj. Konkurentët politik u munduan që NISMA-n në Prizren, ta fusin në këtë proces zgjedhor me hendikepin pa kandidat për kryetar. Kjo pra nuk do koment dhe e njejta konstaton më së miri atë, se kush do të festoj fitoren në Prizren pas 22 tetorit. Pa dyshim se ai do të jetë Zafir Berisha dhe ekipi i tij, derisa kjo do të arrihet bashkë me ju dhe përherë me ju.

Zyra për Informim,

NISMA-DEGA Prizren

21766688-1522160331213213-1792745096518593297-n 22046158-1522160464546533-9085220187989448842-n

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme