Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha është deklaruar për Gazeta Blic rreth ofertës që i është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Vetëvendosja, që t’u bashkohet atyre në rast të eliminimit nga gara për shkak të vendimit të KQZ-së.
Berisha i ka thënë Gazetës Blic, se ai e llogarit veten ende në garë.
“Unë e llogaris vetën ende në garë, sa bëra ankesë në PZAP, rreth vendimit politik të KQZ-së, dhe i ndikuar nga Klani Pronto”, u shpreh Berisha.
Ai tregoi më tej për hapat që do t’i marrë pas vendimit të KQZ-së.
“Kur t’i shtjerri të gjitha mundësitë ligjore, do të filloj të mendoj për planin B”, tha ai.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme, KQZ ka marrë vendim që t’i decertifoj disa kandidatë për kryetar komune dhe disa asambleist, ndër ta edhe deputeti Berisha.
Berisha ka një dënim prej 140 euro për shkak të kyçjes në energjinë elektrike në mënyrë ilegale.
Pas këtij vendimi të KQZ-së, kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku i ka bërë ftesë publike Berishës për t’u bërë bashkë në zgjedhjet lokale.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...