Zafir Berisha, ish deputeti i Nisma Socialdemokrate, në Debat Plus në RTV Dukagjini i ka kërkuar falje ish-deputetit Ilir Deda për ofendimin që i kishte bërë në kohën kur është votuar Gjykata Speciale.
“Unë kam bërë një lapsus. Unë i kërkoj falje publike kolegut Ilir Deda të cilin e kam ofenduar në rrjetet sociale“, ka thënë Berisha duke shtuar se jeta politike duhet pranuar si e tillë.
Ky ishte postimi i plotë i Zafir Berishës drejtuar, Ilir Dedës, i cili votoi PRO Gjykatës Speciale.
“Ajde politik ajde!!! Nipi i Beogradit, Ilir Dedaj e paska marrë të drejtën me fol për nënshkrimin tim! Keq e paskan njoftua dajt”, kishte shkruar Berisha, në dhjetor të 2017-së.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç