Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite në Kuvend e dorëzoi dorëheqjen e paralajmëruar nga pozita e kryeministrit.
Ai dorëheqjen e dorëzoi përmes letrës duke theksuar se nuk do ta arsyetojë gojarisht në Kuvend, ndërsa në letër, si arsye i përmend rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe momentin politik në të cilën ndodhet vendi.
“Në kushte të këtilla, për mua personalisht dhe si kryeministër, për shkak të politikave në të cilat besoj, do të ishte papërgjegjësi politike dhe e paarsyetueshme para popullit dhe vendit tim që unë personalisht të vazhdoj të udhëheq qeverinë në rrugën euroatlantike. Mendoj se një kryeministër nga radhët e LSDM-së do ta mund ta bëjë në mënyrë më të mirë”, shprehet Zaev.
Në letër shkruan se në mandatin e tij janë marrë po ashtu edhe vendime historike si Marrëveshja me Greqinë me çka u sigurua gjuha dhe identiteti maqedonas dhe se vendi u anëtarësua në NATO. Ai përmend edhe konceptin “Një shoqëri për të gjithë”.
Dorëheqjen duhet ta konstatojë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa sipas të gjitha informacioneve, ai nesër do ta vërtetojë dorëheqjen e kryeministrit.
Pas dorëheqjes së Zaev, presidenti duhet t’i caktojë mandat mandatarit të ri dhe në afat prej 10 ditëve duhet t’i dorëzojë mandatin mandatarit, përkatësisht partive politike në kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditëve duhet t’i dorëzojë programin qeveritar dhe përbërjen e re qeveritare./telegrafi
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë