Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë sot do të ketë takim me kryeministrin, Binalli Jëlldërëm.
Kryeministri turk Jëldërëm zyrtarisht do ta pritë Zaevin, dhe më pas dy kryeministrat do të realizojnë takim tet-a-tet, pas çka do të vijojë edhe takim i delegacioneve nga Maqedonia dhe Turqia. Jëldërëm dhe Zaev pastaj do të mbajnë edhe konferencë të përbashkët për shtyp.Gjatë ditës, kryeministri Zaev është paraparë të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Turqisë, Ismail Kahraman dhe me presidentin e shtetit, Rexhep Taip Erdogan.
Zaev, vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë e filloi mbrëmë me fjalim para përfaqësuesve të TOBB, Lidhja e odave ekonomike dhe bursave të Republikës së Turqisë. Ai theksoi se ekzistojnë mundësi për avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë. Gjithashtu theksoi se qëllimi ynë është për disa vite tregtia me Turqinë të jetë një miliardë euro.Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, Zaev në vizitën zyrtare është i shoqëruar nga ministri pa portofol i obliguar për investime të huaja, Adnan Qahil, deputetët në Kuvendin e RM-së, Enes Ibrahimi dhe Jusuf Hasan dhe sekretarin shtetëror në MPJ, Viktor Dimovskin.
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...