Zaev fton publikisht edhe kryeministrin Hoti në takim me Vuçiqin e Ramën

15:34 | 23 Tetor 2020
M. A.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas takimit me kryeministrin Hoti, ka thënë se do t’i dërgojë ftesë Kosovës që të marrë pjesë ne takimin e shteteve të rajonit, shkruan arbresh.info.

Zaev ka thënë se të premten do të takohet me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama ku edhe do të dërgojnë ftesën për Kosovën që t’u bashkohet në nismën rajonale.

“Të premten e ardhshme do të kem takim me Vucic dhe Ramën dhe një nga pikat do të jetë kjo që të dërgojmë një ftesë të përbashkët. Presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal i cili e udhëheq Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Prishtina me qëllim që të jetë prioritet për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike”, ka thënë Zaev.

 

Të ngjashme