Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka përsëritur edhe njëherë se s’ka kurrfarë gjase që të kalojë marrëveshja për Demarkacionin e aq më pak të zbatohet ajo, për shkak se Vetëvendosja nuk do ta lejojë.
“Ne jemi mbledhur këtu për të thënë edhe njëherë që s’ka asnjë mënyrë që Demarkacioni të kalojë dhe s’ka asnjë mënyrë që marrëveshja për Demarkacionin të zbatohet”, pohoi Ymeri në një tubim mobilizues të Vetëvendosjes.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se Demarkacioni në Kuvend do të procedohet pas të mërkurës, kur fillimisht është seanca për mocionin e mosbesimit për qeverinë të iniciuar nga partitë opozitare në Kosovë.
Por, Ymeri ka thënë se takimet e fundit në mes të anëtarëve të koalicionit – Isa Mustafës të LDK-së e Kadri Veselit të PDK-së – tregon se ata kanë një luftë mes vete, por jo për shtetin, por për pushtetin, apo siç është shprehur Ymeri, për karrige.
“Kjo qeveri ka pasur plane jashtëzakonisht të rrezikshme pr Republikën e Kosovës. Por, këto plane u ndalën për shkak të angazhimit tonë, të vetëdijesimit të popullit, dhe për shkak të akteve të tradhtisë të kësaj qeverie. Sot qeveria u zmbraps edhe njëherë”, pohoi Ymeri.
“Kjo qeveri e ka mbajtur nën kërcënim qytetarin e Kosovës me marrëveshjen për Demarkacion. E kjo marrëveshje tash shihet që është ndëshkim për Republikën e Kosovës. Këta po e përdorin marrëveshjen edhe si kërcënim mes njeri-tjetrit”.
“Kjo nuk është luftë për interesat e Kosovës, por luftë për karrige”.
“Deri sot gjatë tërë kësaj qeverisje – e cila ka qenë qeverisje me polici, shantazhe, shpifje e gënjeshtra – asnjë prej vendimeve nuk mund të thirret që ka pasur dobi për qytetarin e Kosovës”.
“Për tri vjet s’kemi parë asgjë që e ka ndikuar pozitivisht qytetarin e Kosovës”.
Ymeri ka vazhduar duke përmendur, siç ka thënë ai, të këqijat që qeverisja e kryeministrit Isa Mustafa, ia shkaktoi Kosovës./Arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës