Partia Socialdemokrate është shprehur edhe një herë kundër që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, t’i prijë procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel, duke thënë se një gjë të tillë duhet ta bëjë Kuvendi i Kosovës, pasi sipas kësaj partie, ai është i vetmi organ që ka legjitimitet për një gjë të tillë.
Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë në një konferencë për media se është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës të marrë rol udhëheqës në këtë proces të dialogimit.
“Kjo nënkupton që kuvendi duhet të jetë i përfshirë që nga fillimi e deri në fund. Legjitimiteti fitohet vetëm nëse kuvendi është i përfshirë në këtë proces përgjatë gjithë dialogut. Strategjia, platforma duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Ne si parti konsiderojmë se kjo platformë duhet të shërbejë si parim bazë dhe udhërrëfyes në këtë proces. Kushdo që mendon se në dialog duhet të shkohet pa vija të keqe, e ka gabim. Kosova i ka disa çështje që nuk i diskuton me Serbinë, pasi ajo është shtet”, tha Ymeri.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...