Ymeri ua kujton zyrtarëve të VV-së shkrimet ku e quanin tradhtar se kishte respektuar himnin

00:10 | 18 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, dhe anëtari i Partisë Socialdemokrate ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook postimet e zyrtarëve të VV-së Elvis Hoxhës dhe Boiken Abazit, kur e quanin tradhtar vitin e kaluar se e kishte respektuar himnin e Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Në postimin e tij, Ymeri shkruan se tash që Kurti sot respektoi himnin e Kosovës.

A i ka tradhtuar edhe ai bindjet e veta ?- ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Këto dy akuza ishin postuar nga ‘policia morale’ e VV-së kur për 10 Vjetorin e Pavarësisë isha ngritur në këmbë për himnin e Republikës së Kosovës.

Tash kur e gjithë VV u ngritën në këmbë këta nuk flasin. A i ka tradhëtuar edhe Albini bindjet e veta? A do të tradhëtojë edhe ai deri në fund? Sa të rëndë e ka çmimin e shitjes?

Këtu jane dy mundësi:

1. Boikeni dhe Elvisi po ashtu kanë ndryshuar qëndrimet (janë shitur);

2. (Atëherë dhe tash) janë vetëm vegla që reagojnë me porosi, e jo sipas bindjeve.

https://www.facebook.com/visar.ymeri.5/posts/10156921221853456

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme