Analisti Visar Ymeri ka folur për zhvillimet e fundit në vend që lidhen me shkarkimin e Rashit Qalajt dhe arrestimin e Haki Rugovës.
Ymeri në “Debat Plus” në RTV Dukagjini thotë se për shkarkimet dhe emërimet e reja në institucione të ndryshme duhet të pritet dhe nuk duhet nxituar për të bërë komente.
“Duhet të pritet të shihet puna e të emëruarve të rinj…Zakonisht secila parti që vjen në pushtet ashtu vepron, emëron njerëzit e vet”, tha ai.
Analisti thotë se meqë PDK-ja ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë ajo ka ndikimin e saj nga policia te gjyqësia.
“Nëse një parti ka fuqi t’i ngrejë dikujt hetim dhe ta arrestojë dikë, ajo është PDK-ja. Deri vonë është fol se Drejtori i Policisë (Rashit Qalaj) është njeri i afërt i PDK-së, veçanërisht me një degë të PDK-së që udhëhiqet nga deputetin Elmi Reçica. Pra Drejtori i Policisë ka qenë njeri i afërt dhe mik me Elmi Reçicën”.
“Nëse arrestimi i Haki Rugovës ka qenë i nxitur nga elementë të caktuar brenda policisë dhe prokurorisë, atëherë nuk e di kush tjetër mund ta ketë bërë këtë pos PDK-së. Mirëpo tash nëse e ka bërë PDK-ja duhet ta diskutojmë motivin politik pse e ka bërë PDK-ja kundër LDK-së”.
Ymeri thotë se momenti i arrestimit të Haki Rugovës ka qenë i dyshimtë në kohën kur është bërë.
“Ka shumë kryetar komunash që mund të hetohen dhe arrestohen për punë të njëjta si Haki Rugova, pavarësisht se arsyet qëndrojnë”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...