Visar Ymeri pas dorëheqjes nga pozitat drejtuese brenda Vetëvendosjes, ka thënë se kohëve të fundit është shpërfillur nga partia sa herë që kjo e fundit ka marrë vendime, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, duke i parë rrethanat e kohëve të fundit është e pamundshme të jesh drejtues.
“Unë sot jam dorëheqje në shenjë mospajtimi për ngjarjet e fundit. Kohëve të fundit kam parë një intensitet të shtuar të shpërfilljes sime të plotë si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjesë të aktivistëve. Në këto rrethana është e pamundshme të drejtosh”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se shpreson që kjo dorëheqje do të kuptohet si alarm për gjendjen në të cilën kanë ardhur dhe do të kuptohet drejtë nga të gjithë veçanërisht nga ata të cilët kanë qenë të përfshirë në fushatë linçimi e përdhosje ndaj njerëzve të caktuar që të heqin dorë nga kjo metodë dhe t’i thërrasin mendjes.
Ymeri po ashtu ka thënë që ndihet shumë i lumtur për të arritura që janë bërë në Vetëvendosje në kohën sa ishte kryetar i saj.
“Gjatë këtij mandati jam shumë i lumtur që kemi arrit rezultate të paprecedent. Jam shumë i lumtur që kemi arritur t’i ndalim demarkacionin dhe Zajednicën. Jam i gëzuar për dy palë zgjedhjet. Lëvizja jonë u dyfishuar në këto zgjedhje. Ai është rezultat i lëvizjes dhe është fitore e popullit. Kush mendon ndryshe e ka gabim”, ka thënë ai.
Ymeri ka deklaruar se instalimi i diktatit është problem në vetvete.
Ai ka thënë se rruga drejt zhvillimit të Lëvizjes duhet të vazhdohet./arbresh.info/
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...