Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve, Visar Ymeri ka thënë se arrestimi i djeshëm i Marko Gjuriqit ishte i drejtë dhe në përputhje me ligjin.
Ai ka shkruar se Grupi i Deputetëve të Pavarur vlerëson punën e Policisë së Kosovës dhe vendosmërinë e tyre në ndërhyrjen e djeshme, raporton Arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Arrestimi i djeshëm i Marko Gjuriqit ishte i drejtë dhe në përputhje me ligjin. Natyrisht që në Kosovë, sikur në çdo shtet tjetër, duhet të zbatohen masa me të cilat sigurohet integriteti i kufijve dhe territorit. Policia e Republikës së Kosovës dje ishte në nivel të detyrës.
Megjithatë shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nuk është çështje aktesh sporadike, por e organizimit serioz e të vendosur shtetëror. Aq më pak është çështje e akteve të mediatizuara.
Përkundër kësaj Grupi i Pavarur i Deputetëve vlerëson punën e Policisë së Kosovës dhe vendosmërinë e tyre në këtë ndërhyrje.
Është pikërisht dimenzioni politik i këtij rasti ai që ngrenë shumë pikëpyetje. Arrestimi koincidoi të ndodh në ditën e njëjtë kur Presidenti Thaçi, pas takimeve me Vuçiqin, herë të fshehta e herë publike, e inicoi procedurën e ringjalljes së Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Dhe ky aksion policor, gjithnjë duke e kujtuar atë të korrikut të vitit 2011, më shumë se avancimit të sovranitetit i ngjanë parapërgatitjes për negociata. Në këtë drejtim, në vend se të funksionalizohet Republika e Kosovës, rrezikojmë ta funksionalizojmë dialogun e Thaçit, i cili, sikur në të kaluarën, e rrezikon Republikën.
Grupi i Deputetëve të Pavarur kërkon që të ndalet përfundimisht avansimi i ndarjes së brendshme në vija etnike, që ka qenë dhe mbetet temë e secilës valë të negociatave. Tash e dhjetë vjet pavarësi, u dëshmua që këta mekanizma institucional (me predikate etnike) nuk sjellin integrim, por vetëm thellim të ndarjes. Ndarja e brendshme mund të shndërrohet në ndarje formale të Republikës së Kosovës.
GDP është i përkushtuar në avancimin e sovranitetit të Republikës dhe karakterit unitar të saj. Republika e Kosovës duhet të jetë Republikë e qytetarëve, të barabartë, bashkëjetues e bashkëpunues./Arbresh.info
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...