Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka thënë se VV-ja do ta ketë shumë me rëndësi rivitalizimin e ndërmarrjeve publike, me rëndësi për vendin, si PTK-ja, Trepca dhe KEK-u.
Ai ka deklaruar se me to do të merret Fondi Sovran, që do të ketë për qëllim menaxhimin dhe investimin në to, drejt funksionalizimit dhe nxjerrjes së fitimeve, në dobi të shtetit.
“Fondi Sovran do të jetë përgjegjës për rritjen e vlerës së kompanive publike. Për shembull, në rastin e Trepcës, do të bëjë vlerësimin për investimet e nevojshme, pastaj gjetjen e burimeve për to, që mund të jenë nga shitja e bonove, nga ndonjë linjë buxhetore. Trepca është një kompani shumë profitabile, por duhet investuar në të. Dhe më pas, me punën dhe prodhimin që nxirret, le që do të paguhet investimi, por edhe do të nxirren fitime”.
“Kosova nuk mund të jetë e zhvilluar pa ndërtuar një bazë industriale, që duhet të lidhet me kapacitetin minerar që kemi, deri në krijimin e produkteve finale”.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’