Dikur së bashku kritikonin pushtetarët që udhëhiqnin në vend. Por, tani Visar Ymeri, po e kritikon ish-bashkëpartiakun e tij, Albin Kurti që qëndrimet e tij po ndryshojnë me ardhjen e tij në pushtet.
Ymeri thotë se deri më tani, ende nuk ka parë një qeverisje më ndryshe se ato të kaluarat.
Madje sipas tij, edhe sllogani i partnerëve të koalicionit se do të qeverisin ndryshe dhe se asgjë nuk do të jetë njëjtë, është vetëm një ekzagjerim i madh.
“Qartazi po i ndryshon, mendoj që disa prej ndryshimeve janë natyrisht edhe të domosdoshme edhe të mira. Pra edhe z Kurti nga pozicioni i kryeministrit, ka filluar ta kuptojë që të qenit person në udhëheqje të qeverisë, nënkupton që duhet të kesh më shumë përgjegjësi edhe në mënyrën se si sillesh dhe mënyrën se çka flet, edhe veçanërisht në atë se çka dhe si vepron”.
“Mirëpo, konsideroj se ai ndryshimi i shumë proklamuar nga dy partnerët e koalicionit se këtu edhe qeverisin ndryshe, madje me atë slloganin që thoshin se asgjë nuk do të jetë njëjtë, mendoj që ky ka qenë ekzagjerim i madh. Deri tash unë nuk kam pa një qeverisje kush e di sa ndryshe përveç disa tentativave e veçanërisht kjo e heqjes së taksës, në të cilën mendoj që vendimet kanë rëndësi jetike për Kosovën më shumë po trajtohen si material për marrëdhënie me publikun se sa vendime serioze të një shteti”, u shpreh Ymeri.
Vendimi i Kurtit që tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia e Bosnja të hiqet nga data 15 mars, po shihet si një gabim nga Ymeri.
Ai thotë se heqja e taksës pa asnjë përfitim është vendim i gabuar dhe i ngutshëm.
“Nëse taksa po hiqet për shkak të trysnisë ndërkombëtare, a mendojmë ne se kjo trysni ndërkombëtare do të ndryshojë në prill, meqë tash ne jemi në fund të shkurtit dhe zbatimi i pjesës së parë të largimit të tarifës do të filloj me 15 mars, atëherë a mendojmë që deri me 1 prill kur janë dhënë disa prej afateve, kjo trysni ndërkombëtare të ndryshojë, unë nuk mendoj se do të ndryshojë.
“Edhe në këtë drejtim nëse trysnia ndërkombëtare nuk ndryshon dhe nëse kërkesa mbetet e njëjtë deri me 1 prill çfarë do të bëjë kryeministri. A prapë do të heq dorë nga disa prej kërkesave të veta dhe nëse kështu vazhdojmë, atëherë mendoj që kjo tregon për një politikëbërje infantile e cila vështirë se mund të merret seriozisht veçanërisht nga partnerët tanë jashtë”, tha ai.
Ndërsa, për idenë e zëvendësimit të taksës me reciprocitet thotë se ka qenë shumë e mirë. Mirëpo, pret nga institucionet e Kosovës e veçanërisht nga kryeministri që së pari ta elaborojë se çfarë është reciprociteti, ta trajtojë e testojë mundësinë e zbatimit të një gjëje të tillë.
Ymeri komentoi edhe publikimin e letërkëmbimin në mes ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen në vitin 2013, në të cilën Thaçi garantonte që FSK-ja nuk do të shkojë në veri të vendit pa pajtimin e KFOR-it, për të cilën Kurti tha se ishte një marrëveshje sekrete.
Për këtë Ymeri i cili ka qenë deputet në atë kohë në Kuvendin e Kosovës, thotë se është problematike që është mbajtur sekrete dhe nuk iu është treguar deputetëve.
“Një letërkëmbim i tillë, është problematike që është mbajtur sekret së pari nga kryeministri Thaçi. Sepse unë kam qenë deputet në atë kohë dhe ne përkundër që është përfol shumë se ekziston një letërkëmbim i tillë, asnjëherë nuk është publikuar dhe nuk i është treguar të paktën deputetëve por pse jo edhe publikut që për arsye të caktuara kemi këtë përkufizim të përkohshëm të cilin duhet ta pranojmë”, tha Ymeri.
Mirëpo, Ymeri thotë se nuk e ka të qartë pse Kurti zgjodhi këtë moment, ta bëjë publike një letërkëmbim të tillë.
“Për mua më duket e pakuptimtë kjo mënyrë e zbulimit të kësaj marrëveshje edhe mos propozimi i asnjë hapi për ndërmarrjen në këtë drejtim”
“Zbulimi në vetë më është dukur shumë problematik, në dy aspekte pra si lloj gabimi në njërën anë meqë nuk ka një strategji prapa, meqë nuk ka një synim se ku do të arrish me këtë marrëveshje, atëherë kjo i bie që praktikisht është bërë vetëm sa për të treguar që ja kur Thaçi ishte kryeministër ka bërë zotime të tilla dhe në këtë mënyrë mendoj që është një aspekt i luftës së brendshme politike, i cili e ka një dimension jashtëzakonisht të rrezikshëm për Republikën e Kosovës sepse mendoj që në asnjë mënyrë ne nuk bën që partneritetin tonë me ndërkombëtarët, veçanërisht me ato instanca shtete e organizata që kanë ndihmu Kosovën ta rrezikojmë për luftën e brendshme politike”, u shpreh Ymeri.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...