“Njerëzit që udhëheqin me këtë koalicion nuk e vrasin mendjen për politika, programe e parime; PAN përbën bashkimin e subjekteve për ta shpëtuar veten duke ruajtur status-quon që i mban”, ka thënë sot Ymeri në një intervistë për të përditshmen beogradase “Danas”, duke shtuar se dialogu i Brukselit, ku Kosova është më parë temë dhe objekt sesa palë e subjekt i barabartë, është një nga aspektet e rëndësishme të status-quos.
Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për të filluar një rrugë të re, një rrugë që arsye të angazhimit e ka mirëqenien e qytetarëve pa dallim.
“Kjo nuk mund të ndodhë duke u bashkuar me ata që e kanë krijuar këtë gjendje, ku kanë koncentruar gjithë këtë pushtet përkundër qytetarëve dhe ku kanë akumuluar gjithë këtë pasuri në Kosovën e mjeruar”, ka nënvizuar Ymeri duke rikujtuar se koalicioni PAN ka brenda tij subjektin, PDK, heqja e të cilit është sine qua non për të filluar ndryshimi aq i nevojshëm.
Kryetari i partisë më të madhe në Kosovë ka paralajmëruar se do të organizohen bashkë me popullin nëse qeveria eventuale e PAN-it merr krye kundër popullit, ndërsa do ta mbështetnin atë nëse “ndodh ndryshe dhe befasohemi”.
Visar Ymeri ka përsëritur se heqja dorë nga Kosova do t’i ndihmojë edhe Serbisë, të cilën e ka vlerësuar të udhëhequr nga një “regjim autoritar brenda Serbisë dhe hegjemonik në rajon, që përpiqet të tregohet i moderuar karshi faktorit ndërkombëtar”./Gazeta Observer
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...