Ymeri: Prishtina të vazhdojë të mirëqeveriset

11:32 | 19 Nëntor 2017
arbresh.info

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, sapo ka ushtruar të drejtën e tij si qytetarë për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.  

“Ftoj të gjithë qytetarët  e Republikës së Kosovës dhe kryeqytetit që sa më masivisht të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor,” është shprehur Ymeri.

Duke e ditur rëndësin e zgjedhjeve lokale, Ymeri ka porositur se qytetarët duhet që të bëhen bashkë që komunat e tyre dhe e Prishtinës të vazhdojë të mirëqeveriset.

“Të vazhdojë të rritet si një qytet, në të cilën hapësira për ta të jetë e padiskutueshme dhe e domosdoshme për një jetë më të mirë.”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme