Kryetari i Lëvizijes Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe deputeti Dardan Sejdiu e ka pritu në një takim kongresistin amerikan Eliot Engel i cili po qëndron për vizitë në Kosovë këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton arbresh.info.
Ai ka shkruar se me Engel kanë biseduar për zgjedhjet, për dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes dhe zhvillimeve të fundit politike.
Ky është postimi i plotë i Ymerit:
Sot pata kënaqësinë që bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes Dardan Sejdiun, ta takojmë kongresistin amerikan z. Eliot Engel.
Me këtë rast njoftuam z. Engel për rezultatin pozitiv zgjedhor që kemi korrur në këto zgjedhje lokale dhe për tendencat manipuluese të PDK e LDK për ta cenuan këtë fitore të qytetarëve të Prishtinës, Prizrenit e Dardanës. Po ashtu folëm për rastin e montuar politik e dënimin absolutisht të padrejtë e tërësisht arbitrar për Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin e Adea Batushën të shqiptuar nga Gjykata themelore e Prishtinës.
Me z. Engel diskutuam edhe për zhvillimet aktuale politike me theks të veçantë në zhvillimin e domosdoshëm ekonomik e industrial të vendit, si dhe domosdonë për një gjyqësor funksional e të pavarur.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...