Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate ka thënë se me krijimin e delegacionit shtetëror, ku ai është anëtar, vendimmarrja për dialogun me Serbinë i është kthyer Kuvendit.
Sipas tij, është kthyer edhe transparenca, që ai thotë se ka munguar pasi presidenti Hashim Thaçi nuk ka treguar çfarë ka biseduar me Serbinë.
Ymeri ka thënë se nga dialogu Kosovë – Serbi nuk do të ketë marrëveshje pa njohje nga Serbia.
“E kemi një mospajtueshmëri të vendeve që kanë qenë unifikuese dhe aleate në të kaluarën, veçmas SHBA-ja dhe Gjermania, që tani kanë mospajtime rreth asaj që do të arrijë Kosova në dialog. Por edhe në Rambuje nuk është se ka pasur pajtueshmëri për secilën çështje. Me krijimin e delegacionit shtetëror, vendimmarrja i është kthyer Kuvendit, edhe transparenca që ka munguar pasi Thaçi nuk ka treguar për ato që ka biseduar ose arritur me Serbinë. Si më 2013, si më 2015, me dy kryeministra, të ndryshëm, Kuvendi është vendosur para aktit të kryer, pasi marrëveshjet ishin arritur duke anashkaluar Kuvendin. Tani nuk do të ketë marrëveshje pa njohje nga Serbia, jo sikur deri tash që janë pranuar edhe marrëveshje të dëmshme, e Kosova nuk ka marrë asgjë”, ka thënë ai gjatë tryezës me temë diskutimi “Dialogu Kosovë-Serbi – Viti i Ri, Sfidë e vjetër”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...