Google ADS

Ymeri: Përndjekja e persekutimi ndaj Albinit e Donikës duhet të marrë fund

16:15 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se gjyqësori i kapur nga klani “Pronto” po vazhdon me padrejtësinë ndaj Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit, shkruan arbresh.info.

Ymeri ka shkruar se përndjekja e persekutimi ndaj Albinit e Donikës, ndaj Albulenës e Fatonit, duhet të marrë fund.

Ky është postimi i tij i plotë:

Gjyqësori i kapur nga klani “Pronto” vazhdoi padrejtësinë ndaj Albinit dhe Donikës. Vegla e Kadri Veselit, Beqir Kalludra, vazhdoi edhe 30 ditë paraburgimin për deputetët tanë. Ky gjyqtar i kapur e pa kredibilitet është shndërruar në argatin kryesor të pushtetit për të përndjekur aktivistët dhe deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kurse, përndjekja e persekutimi ndaj Albinit e Donikës, ndaj Albulenës e Fatonit, duhet të marrë fund. Sikurse Adea, Atdheu, Egzoni e Frashëri duhet të lirohen.

Liri për deputetët, për Albinin, Donikën, Albulenën e Fatonin

Liri për aktivistët, për Frashërin, Atdheun, Egzonin e Adean

Drejtësi për Astritin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme