Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri ka thënë se gara e Podujevës është garë edhe për nivelin qendrorë.
“Meqë nuk ka zgjedhje tjera në këtë kohë, partitë do të mundohen të japim mesazh për pjesët tjera të Kosovës. LVV dëshiron të dërgojë mesazh se tash e tutje do të fitojë vetëm ajo, ndërsa LDK do të mundohet të dërgojë mesazhin se Llapin nuk mundet askush të ja merr”, tha Ymeri në “Debat Plus”.
Ai thotë se megjithatë kandidatët nuk mund të bëjnë pothuajse asgjë nga momenti që do të marrin detyrën e kryetarit të Podujevës.
“Buxheti tashmë është miratuar. Mund të ndryshohet diçka me rishikimin e buxhetit, por ajo nuk mund të bëhet para qershorit të vitit të ardhshëm”, tha ai.
Ymeri thotë se Vetëvendosje zakonisht fokusohet në fushatën se çka nuk do të bëjë.
“Ne nuk do të punësojmë me libreza partiake etj. Por nuk iu tregojnë qytetarëve se çfarë do të bëjnë. Mua më kujtohet sa kam qenë në LVV është e vështirë të bëhet fushatë në një mandatë nëntë mujor siç ishin zgjedhjet në Kaçanik apo Ferizaj”.
Ish-deputeti thotë se avantazhi i Rudarit është të qenit në pushtet pasi sipas tij pushteti në komuna ofron favore ndërsa avantazhi i Bulliqit thotë se shihet në rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ymeri thotë se megjithatë performanca e Vetëvendosjes në nivel qendrorë dhe lokal ka një dallim të madh.
“Më kujtohet në vitin 2017 në nivel qendrorë LVV mori 28 deputetë dhe pati dyfishim të votës, ndërsa në nivel lokal mori vetëm 130 mijë vota në nivel të Kosovës, pra gjysmën e votave të nivelit qendrorë”.
Ish-kryetari i LVV-së thotë se subjektet tjera kanë shumë më tepër përvojën në nivelin lokal në krahasim me Vetëvendosjen.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...