Visar Ymeri nga koalicioni AAK-PSD është shprehur kritik për punën e deritanishme që është bërë me dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se më së shumti që duhet mësuar nga procesi i dialogut me Serbinë deri më tani është PDK-ja.
Ai në Klan Kosova i është kundërpërgjigjur Enver Hoxhajt nga PDK i cili ka thënë se partia e tij duhet të drejtojë këtë procesin e dialogut, duke i thënë se nuk janë më të mirët nëse në numra janë më të mëdhenj.
“Në atë që e tha Enver Hoxhaj se pse PDK-ja duhet ta drejtojë këtë proces, nëse e kemi këndvështrimin në procesin e deritanishëm të dialogut sikur i mirë dhe pa kurrfarë gabimi, atëherë mendoj që nuk nxjerrim mësime”.
“Më së shumti nga kjo duhet të nxirrte mësim Partia Demokratike e Kosovës së pari se si ka shkuar ky dialog dhe e dyta që në këtë çështje veçanërisht, arroganca e numrave nuk kryen punë”.
“Nuk mund të thuash që unë jamë më i mirë nëse unë jam më i madhi. Prapë mendoj që këta nuk janë më të mëdhenjtë, por edhe po të kishin qenë. Kështu janë sjellë në të kaluarën dhe e kemi parë se çka ka prodhuar ky proces i dialogut”.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend