Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një konferencë për medie ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është humbësja më e madhe e zgjedhjeve në nivel lokal, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se tashmë tri komuna në Kosovë do të udhëhiqen në Lëvizja Vetëvendosje.
“Lëvizja Vetëvendosje do të qeveris në Prishtinë, Prizren dhe Dardanë. Edhe në ato komuna ku VV ka pas përkrahje ka fitu. PDK -ja është humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve në nivel lokal”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se do të udhëheqin dy komunat më të mëdha të vendit.
“Fitore janë të trija komunat dhe natyrisht që tash dy komuna të Kosovës më të mëdha do të qeverisen nga VV-ja. Natyrisht që kjo do të ketë jehonë të madhe në të gjithë Kosovën”, ka pohuar ai.
Sipas Ymerit, numri i qytetarëve që do ta ndjejnë një qeverisje prej Vetëvendosjes do të jetë më i madh për këto katër vite e shumë më shumë në vitet e ardhshme.
Ai ka folur edhe për votat me kusht dhe me postë duke thënë se shumica e votave që vijnë nga mërgata janë vota për Vetëvendosjen./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?