Ymeri: Pa drejtësi për Astritin nuk ka drejtësi në Kosovë

15:42 | 5 Nëntor 2019
L G

Nënkryetari i PDS-së dhe ish- kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri  kërkon që sa më shpejt të zbardhet rasti i vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Në 3 vjetorin e vdekjes së Deharit, Ymeri kujton ditën kur u dha lajmi  se Astriti nuk jeton më.

“Sot 3 vjet na u kumtua lajmi i hidhur – se Astriti nuk jeton më. Nuk na u dha asnjë informatë tjetër për atë se çka ka ndodhur. Pushteti doli shpejtë dhe e shpalli vetëvrasje. Për ta manipuluar opinionin dhe orientuar hetimin. Tash është e qartë që ky orientim kishte për qëllim ta shmang zbardhjen e së vërtetës për Astritin”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Ai ka thënë se është përgjegjësi prioritare që ky rast të zbardhet dhe për Astritin të ketë drejtësi.

“Pa drejtësi për Astritin nuk ka drejtësi në Kosovë. Tashmë pushteti ka rënë. Pengesë për drejtësi nuk ka. Ose nuk duhet pasur”, ka shkruar ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156631914748456&set=a.10152745178573456&type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme