Ymeri: Nuk ka ndryshim të qëndrimeve

22:05 | 15 Janar 2018
M. A.

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se brenda partisë nuk ka parë ndonjë ndryshim qëndrimesh.

Ai ka deklaruar para mediave se deri më tani nuk ka pasur lëvizje sa i përket qëndrimeve të anëtarëve që janë dorëhequr nga Vetëvendosje, por as të anëtarëve aktual të saj.

Ymeri u ka bërë thirrje të gjithëve në Vetëvendosje që të lënë anash interesat vetanake dhe të reflektojnë për interesin e organizatës.

“Ato probleme që janë theksu edhe në publik…LVV është në një fazë të rëndësishme dhe do të duhej që secili të heqë dorë nga vetja për të mirën e organizatës. Nuk e di njëherë se çka do të ndodhë. Nuk pash ndonjë lëvizje nga qëndrimet edhe nga përshtypjet. Do të vazhdojmë që të diskutojmë për këto çështje. Sot nuk jemi dakorduar dhe nuk e di sa do të dakordohemi. Duhet të reflektojnë se ta hedhin interesin e organizatës para çdo vendimi a mendimi apo çfarëdo interesi tjetër”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme