Google ADS

Ymeri: Në 10 vjeçarin e dytë të shtetit, qytetarët të jenë të barabartë

17:33 | 25 Prill 2018
M. A.

Përfaqësuesi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Visar Ymeri, tha se në 10 vjeçarin e dytë duhet ta marrim një pozicion që të flasim për afat gjatësinë e Republikës së Kosovës.

Në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian”, organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, Ymeri tha se duhet ta diskutojnë, ndryshojnë, reformojnë dhe dinamizojnë shoqërinë tonë.

“Jemi një shtet në të cilin jetojnë edhe komunitete, në të cilin individi, qytetari i fiton të drejtat e privilegjet edhe lojalitetin e përgjegjësinë karshi komunitetit e jo shtetit. Kjo duhet të ndryshohet. Duhet të jemi qytetarë të barabartë të këtij shteti”, tha Ymeri, raporton Kallxo.com.

Sipas tij, barazia është e domosdoshme sepse kështu mundësohet integrimi i të gjithëve. Ky sipas tij është modeli i shoqërisë që duhet synuar.

E dyta sipas tij është fokusimi në ekonomi që ju garanton qytetarëve mundësi financiare e ekonomike.

Në diskutime sipas Ymerit secili prej pjesëmarrësve duhet ta ketë qëllimin dhe vullnetin ta diskutojnë 10 vjeçarin duke mos i harruar kufizimet që janë.

Edhe Ymeri tha se bashkëpunimi ndërpartiak, konsensusi politik, janë të domosdoshme.

“Por këto janë mekanizma. Qëllimi është të arrihet një shoqëri më funksionale, më dinamike”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme