Ymeri: Mos pengoni dhe mos cenoni procesin zgjedhor

14:29 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka rikonfirmuar kërkesën e dërguar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka për vijimin e numërimit të votave me kusht dhe ato të mërgatës për Prishtinën dhe Prizrenin.

Ai ka shkruar në profilin e tij në facebook se kërkesën e ka dorëzuar më datë 23 nëntor.

“Nuk ka asnjë arsye ligjore që KQZ ka ndërprerë numërimin e votave që shprehin vullnetin e qytetarëve dhe na tregojnë për rezultatin preliminar në Prishtinë dhe Prizren. Asnjë vendim gjykate nuk mund të ndalë numërimin e votave qytetare. Andaj mos pengoni dhe mos cenoni procesin zgjedhor”, ka shkruar Ymeri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme