Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka thënë se presidenti i vendit, Hasim Thaçi duhet të tregoj se çfarë kompromise po dëshiron të bëjë në Bruksel.
Teksa e ka paraqitur arsyetimin pse subjekti i tij politik ka kërkuar debat parlamentar për bisedimet finale me Serbinë, Ymeri ka thënë se presidenti nuk ka mandat të fillojë këtë proces.
“Këtë debat e kemi kërkuar si çështje urgjente dhe kemi synuar ta bëjmë si seancë të jashtëzakonshme me 40 nënshkrime para takimit të Thaçit me Vuçiqin. Kemi menduar ta bëjmë një debat parlamentare për të treguar vendosmërinë e kuvendit t’i tregoi Thaçit që ani nuk e ka mandatin që të bisedoj me Vuçiqin”, tha ai.
Sipas Ymerit, Kuvend duhet ta marrë në dorë këtë proces kaq të ndjeshëm .
“Thaçi po ngutet të diskutoj me Serbinë thua që asgjë nuk ka ndodhur me Serbinë. Ky dialog prej që ka filluar na e ka ndërruar emrin e republikës, na e ka kthyer Serbinë në Kosovë për mes Listës Serbe dhe po e vazhdon ndarjen e Kosovës duke e themeluar Zajedncën”.
Ai tha se kuvend duhet të caktojë vijat e kuqe për të cilat nuk mund të bisedohet.
Ai është shprehur kritik ndaj presidentit.
“Për gjatë këtij dialogu Republika e Kosovës është shndërruar në shtet që dialogun e dialogu është shndërruar të një person që është Hashim Thaci. Kah shkon ai shkojnë edhe bisedimet./Arbresh.info
Shoqata e Onkologeve të Kosovës organizon aktivitet në kuadë...
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Pentagoni thotë se një “numër i vogël” ushtarësh koreanoveri...
Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur i Kinës
Kënga që Liam Payne incizoi para vdekjes nuk do të publikohe...
Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit t...