Ish-kryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti në Konferencën e sigurisë në Mynih tregoi që ka hequr dorë nga shumë parime që i ka mbajtur derisa ka qenë në opozitë.
“Në konferencën në Mynih po shihet se Kurti ka hequr dorë nga shumë nga parime që ka pasë në opozitë. Unë mendoj se nuk duhet të flitet me Serbinë për dialog pa njohje, por për një marrëveshje të arritur me njohjen e të dy vendeve”.
Ish-bashkëpartiaku i Kurtit gjithashtu tha se raportet me SHBA-të duhet të ruhen dhe se dy partnerët e koalicionit të kenë një definim rreth temës së reciprocitetit.
“Mendoj që raportet me SHBA duhet të mirëmbahen, por nuk do të thotë se gjithçka duhet të bëhet sipas kërkesave që vijnë nga jashtë. Gjatë tërë kësaj kohe dy partitë në pushtet i kanë thënë publikut se jemi marrë vesh për programin qeverisës, por si nuk qenkan marrë vesh për një temë shumë të rëndësishme siç është dialogu me Serbinë?”.
“Sa i përket reciprocitet ka dy shkallë: Në radhë të parë të definohet me partnerin qeverisës se çfarë të bëhet me reciprocitetin dhe së dyti ta kuptojnë vetë se çfarë do të thotë reciprocitet” tha Ymeri në Blic Interview.
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...