Visar Ymeri i PSD’së ka folur sërish për largimin e tij dhe një pjese tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe problemet që kishin çuar deri tek ndarja.
Ymeri ka thënë se Kurti ka qenë iniciator i ndarjes dhe këmbëngulës që mos të heq dorë nga idetë e tij. Ymeri tregon se kishin tentuar shumë herë të bisedonin dhe të përfundonin atë kacafytje e luftë të brendshme, por ishte e kotë.
”Kërkesa për demokraci në Vetëvendosje, nga Albin Kurti shihej si akuzë ndaj tij’’, ka thënë Ymeri në RTV Dukagjini.
Tutje ai ka shtuar se me këtë qasje organizative, VV nuk bëhet asgjë tjetër vecse një parti me mungesë të demokracisë, ku Kurti është edhe kryetar, edhe shef edhe pejngamer.
‘’VV me këte qasje organizative, nuk bëhet asgjë tjetër vecse një parti që karakterizohet me mungesë të
demokracisë së brendshme, ku kryetari është edhe shef, edhe pengajmer dhe ka gjitha rolet’’, ka thënë Ymeri.
Kujtojmë që VV ishte ndarë gjatë vitit të kaluar, ku pjesa e larguar kishte formuar Partinë SocialDemokrate.
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...